Lumturia ndonjëherë edhe mund të kërkohet, por që të jesh një person i lumtur të duhet ta mësosh.

 

Neë Delhi tanimë lumturinë e ka kthyer në një lëndë mësimore, ku nxënësit mësojnë teknikat bazë të të qenit të lumtur. Në planin mësimor është parashikuar çdo ditë një orë mësim lumturie, midis orës së parë dhe të katërt paradite.

 

Planet mësimore për këtë lëndë janë hartuar në mënyrë të tillë që t’i shmangen praktikave fetare. Çdo orë mësimi përmban vetëm ushtrime sesi nxënësit të jenë sa më të lumtur e më produktivë në shkollë.

 

E gjitha kjo realizohet sipas një teknike të quajtur vëmendja syçelët, e cila bazohet në tre hapa kryesorë: vëzhgim, reflektim dhe ndryshim në sjellje.

 

Kjo lloj teknike, e cila shihet më së shumti si një lloj terapie, e ka burimin në praktikën e budizmit, që u zbulua rreth 40 vjet më parë nga specialisti i biologjisë molekulare, John Kabat-Zinn, si metodë për uljen e stresit.

 

Origjina e vëmendjes syçelët mund të jetë fetare, por në shkollat indiane ajo vështrohet vetëm si një mjet pune. Fëmijët mësojnë më shumë kur janë të lumtur. Mësuesit që të jenë të lumtur duhet të jenë efektivë në punën e tyre.