Me bollëkun e aplikacioneve të mesazheve që janë në dispozicion, përdoruesit duhet të vërdallen në mes aplikacioneve.

Messenger 10 bashkon dy nga shërbimet më të njohura të mesazheve në botë, Facebook Messenger dhe ËhatsApp, në një aplikacion për ËindoËs 10. Aplikacioni shkon përtej thjesht mbulimit të shërbimeve, duke integruar njoftimet direkt në Windoës 10 dhe duke punuar në disa dizajne tërheqëse.

Ndërkohë që Messenger 10 bashkon versionet në internet të ËhatsApp dhe Facebook Messenger, bën shumë më tepër se kaq.

Aplikacioni ka një modalitet për përdorim në errësirë për Messenger të Facebook që mund të ndizet dhe fiket, një ndarje të ekranit që ju lejon të shihni ËhatsApp dhe Facebook Messenger pranë njëri tjetrit dhe punon me qendrën e njoftimit të Ëindoës 10, bën të ditur Windoës Central.

Edhepse mund të vërehet që aplikacioni nuk është i bazuar në versionin specifik të Ëindoës 10, zhvilluesit e Messenger 10 kanë bërë një aplikacion të mirë që ndjehet shumë më origjinal sesa aplikacionet e dorës së parë të ËhatsApp dhe Facebook Messenger.

Aplikacionet si Messenger 10 nuk janë një ide e re. Clatter bën një punë të ngjashme, gjithashtu duke u integruar me shërbime të tjera.