Skuadra e Barcelonës u ndal në barazim 2-2 në sfidën me Xhironën. Por, Lionel Messi ka marrë vëmendjen në fund të takimit, pasi “injoroi” arbitrin e takimit.

Argjentinasi duke se ka mbetur i pakënaqur nga gjykimi i sfidës dhe këtë e demonstroi në sfidën e mbrëmshme. Katalanasit u ndëshkuan me karton të kuq, ku pas konsultimit me sistemin VAR, futbollisti Lenglet u përjashtua me të kuq duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Ky moment solli diskutimet të shumta tek tifozët dhe tek drejtuesi e skuadrës, pasi sipas tyre, sistemi VAR duhet të përdoret në formë korrekte. Lenglet goditi me bërryl Pere Ponsin, pasi ky i fundit kishte shkaktuar faull.

Arbitri Gil Manzano shkoi të shikonte edhe një herë incidentin pasi vëzhguesit e VAR-it e këshilluan ta bënte këtë gjë. Pasi shikoi pamjet, gjyqtari vendosi që të ndëshkonte me të kuq mbrojtësin e Barcelonës.

Me një vendim të tillë futbollistët dhe stafi i Barcelonës nuk ishin aspak dakord. “Lenglet bën një lëvizje natyrale, nuk është agresion. Pati kontakt, por topi ishte në tokë.

VAR-i duhet të ketë të njëjtin kriter për të gjithë”, theksoi mesfushori i Barcelonës Buskets pas ndeshjes.

Edhe trajneri Ernesto Valverde nuk është dakord me kartonin e kuq: “Nuk jam dakord me VAR-in. Mendova se gjyqtari po shikonte nëse sulmuesi goditi mbrojtësin tim. Nuk kishte fare agression”.

Në fund të ndeshjes ylli i Barcelonës Lionel Messi nuk i dha dorën gjyqtarit të ndeshjes i acaruar me vendimin e tij tek kartoni i kuq.