NË 12 QARQE ËSHTË ZHVILLUAR TESTIMI ME SHKRIM, TË LIRA 2000 VENDE PUNE. Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër testimin me shkrim të kandidatëve “Mësues për Shqipërinë”, në shkollën “Bajram Curri” në Durrës i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Duke përshëndetur zhvillimin me sukses të procesit, Kryeministri u shpreh se fatkeqësisht për vite me radhë mësues të ndershëm mbetën të zhgënjyer nga një sistem arsimor i kalbëzuar dhe se zgjidhja më vendimtare mbetet ndryshimi i sistemit.

Ministrja Nikolla u shpreh kjo është mënyra ku korrupsioni në arsim do të marrë përgjigjen e duhur, duke rikthyer cilësinë në shkollë dhe autoritetin e merituar të figurës së mësuesit.Në 29 qendra në 12 qarqe të vendit, prej orës 11.00 deri në 13.00 është zhvilluar testimi me shkrim, ku kandidatët kanë konkurruar për mbi 2000 vende të lira pune për mësues.