Një nxënës i klasës së gjashtë mundi të fitonte një shans të dytë për të jetuar, pasi mësuesi i tij i dhuroi veshkën.

 

Kaden Koebecke ishte diagnostikuar me sëmundjen e veshkave që në moshën 2-vjeçare. Kur ishte vetëm 5-vjeç ai iu nënshtrua operacionit të parë, pasi i ati i dhuroi veshkën. Por trupi i Kadenit e refuzoi organin e të atit brenda një jave, ndaj u vendos në dializë, e cila zgjati për rreth 10 vjet.

 

Gjendja e tij po përkeqësohej dita-ditës. Në moshën 12-vjeçare mjekët thanë se Kaden kishte nevojë për një transplant tjetër, po nga një donator i gjallë.Ata i paralajmëruan familjarët se do të ishte shumë e vështirë për të gjetur një veshkë që do ta pranontë trupi Kadenit, pasi të parin e refuzoi.

 

Por mësuesi i teknologjisë në Akademinë Kristiane në Grace, William Wilkinson vendosi t’i dhuronte veshkën e tij, pasi sipas tij, ndihej i detyruar. Kjo për shkak se i biri i mësuesit mundi të fitonte ndaj të njëjtës sëmundje kur ishte vetëm 2 vjeç.

 

44-vjeçari vendosi të bënte analizat dhe kur mësoi se mund t’ia dhuronte veshkën nxënësit të tij, ishte aq i lumtur sa vendosi t’ia jepte vetë lajmin familjes Koebecke.

 

Transplanti i veshkës u bë ditën e martë në Spitalin Egleston dhe rezultoi me sukses. Kaden dhe Wilkinson do të qëndrojnë për pak kohë në spital derisa gjendja e tyre shëndetësore të përmirësohet.

Artikulli paraprakÇFARË SHKAKTOI SHEMBJEN E URËS MORANDI NË ITALI?
Artikulli tjetërEDHE PSE KUKËSI FITOI, NUK KUALIFIKOHET NË EUROPA LEAGUE