Pas ankesës së mësueses nga Rrësheni për mungesën e ilaçeve në spitalin “Onkologjik” kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar vetë në spital në orët e para të këtij mëngjesi. Mësuesia nga Rrësheni vuante nga kanceri i gjirit dhe gjatë një takimi në Rrëshen i ka shprehur shqetësimin, ndërsa Rama i premtoj se brenda 10 ditëve do të siguronte ilaçin në spital. Premtim të cilin e ka mbajtur madje e ka shoqëruar vet mësuesen siç duket edhe nga videoja e postuar nga vetë kryeministri.

MIRËMËNGJES dhe me këto dy pjesë të historisë së mësueses mirditore që vuan nga kanceri, ku mund të shihni se si funksionon bashkëqeverisja me qytetarët, të cilët nuk përtojnë të ankohen për hallet e tyre konkrete në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo në takimet publike të platformës, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama pas shoqërimit të mësueses në spital.

Artikulli paraprak‘10 SPORTISTËT MË TË MIRË TË VITIT’,META: SPORTI KA FORCËN TË BASHKOJË BOTËN
Artikulli tjetërTAKIM RAMA-TSIPRAS, DY KRYEMINISTRAT NË NJË TAVOLINË NË PRILL