Presidenti Ilir Meta ka dalë sot para mediave me një apel për palët politike. Ai tha se palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre pasi Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim për interesat egoiste të tyre.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit, tha se zgjedhjet do të mbahen dhe ata që do të përpiqen të cenojnë procesin zgjedhor do të japin llogari para ligjit.