Presidenti i Republikës Ilir Meta do të takohet sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Burime bëjnë me dije se takimi do të nisë duke filluar nga ora 11:00.

Meta dhe Basha do të diskutojnë në takimin e tyre lidhur me listat e hapura, një ditë pasi komisioni i ligjeve vendosi për hapjen e tyre. Takimi do të zhvillohet në presidenë, ndërsa kërkesa ka qenë e Metës.

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar dje me konsensus të plotë, shumicë-opozitë parlamentare ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutën e Shqipërisë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe rrjedhimisht pa koalicione parazgjedhore.

Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua të martën nen për nen dhe tani do të kalojnë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku për ndryshimet Kushtetuese duhen 94 vota.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPERI, JA SA ISHTE MAGNITUDA
Artikulli tjetër‘WHATSAPP’ NUK PUNON!’ PËRDORUESIT HASIN PROBLEME NË TË GJITHË BOTËN PËR TË DËRGUAR MESAZHE