Presidenti Meta i përgjigjet interesimit të përfaqësuesve së mediave në Kavajë lidhur me mosdekretimin prej tij të Ditmir Bushatit dhe pesë ministrave jo deputetë të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Meta është shprehur se ai si president i Republikës po përmbush detyrimet e tij kushtetuese ndërsa shtoi se kohëzgjatja e shprehjes me dekret do të varet nga përgjigja që do të servirin institucionet të cilave ai iu është

drejtuar me disa pyetje për kandidaturën e Gent Cakajt si pasues të Ditmir Bushatit, por edhe të ministrave të tjerë të rinj të cilët nuk janë deputetë në Kuvend.

Zoti President, Kushtetuta ju jep një rol një rol të rëndësishëm si pikë reference për politikën e jashtme.

Ngurrimi juaj për të mos dekretuar shkarkimin e Bushatit dhe për të mos dekretuar zëvendësimin e tij, a është kjo pjesë e një ridimensionimi të rolit të Presidentit të Republikës në politikën e jashtme të vendit?

Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi,

pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik.

Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.

Kushtetuta thotë: Ministri mishëron cilësitë e deputetit. Kandidati i propozuar për ministër të Jashtëm, si ju rezulton deri tani?

Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.

PUBLICITET