Ilir Meta e ftoi Edi

Ramën në Presidencë për të biseduar për situatën politike në vend.
Kjo ftesë vjen katër ditë para 30 qershorit dhe Meta tha dje se e priste Ramën sot që nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13.00.

Në Presidencë ka mbërritur në orën 09:00 kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili mori gjithashtu një ftesë. Rreth orës 09:20, Basha është larguar nga Presidenca pa dhënë asnjë detaj për mediet rreth asaj që është diskutuar.

Ndërkohë, Presidenti pret që ftesës së tij për dialog t’i bashkohet edhe kryeministri Edi Rama, të cilit i ka lënë afat deri në orën 13:00.

Por një ditë më parë, shefi i qeverisë është përgjigjur se nuk mund të shkojë në takim, pasi është i zënë me fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Artikulli paraprakQËLLOHET ME ARMË SHQIPTARI NË ITALI
Artikulli tjetërVETTING-U, SHKARKOHET NGA DETYRA KRYEPROKURORJA E KUKËSIT