Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta reagoi ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga policia franceze.

Meta është shprehur i befasuar nga lajmi per ndalimin e Haradinajt në bazë të një urdhëri të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia, por beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së. Meta thekson se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai u bën thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

Artikulli paraprakNGA NESËR I FTOHTI POLAR: MOS SHKONI NË DAJT, KUFIZONI LËVIZJET
Artikulli tjetërTEMPERATURAT – 20 GRADË – EDHE SHQIPËRIA E MESME DO TË JETË E PLLAKOSUR NGA NGRICA