Presidenti Ilir Meta dekoroi Princin e Monakos, Albert II me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin “Për kontributin e çmuar në inkurajimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë e Principatës së Monakos. Për mbështetjen e vyer për ruajtjen e biodiversitetit në zona të mbrojtura detare në Shqipëri

Në fjalën e tij, presidenti Meta tha se dita e sotme është historike për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Principatës së Monakos.