Presidenti Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp për të folur mbi vizitën e delegacionit të Venecias në Shqipëri, me ftesë të Kuvendi të Shqipërisë i cili do të përgatisë një raport lidhur me komisionin hetimor të ngritur për hetimin e kreut të shtetit. Ai tha se këtij delegacioni është përgatitur një raport paraprak duke deklaruar se bashkëpunimi i tij me Komisionin e Vencias do jetë transparent.

“Mendova se ishte koha e përshtatshme për të zhvilluar një bashkëbisedim me ju meqenëse ka pasur edhe ngjarje, kemi pasur edhe mysafirë, vijmë pas disa pushimeve që nuk i meritonim kaq të gjata, flas edhe për përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës. Kemi pasur edhe mysafirë të nderuar të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë me të cilën para kënaqësinë të zhvilloja një bisedë dje.

Dua të Falenderoj Kuvendin për këtë respekt të vecantë ndaj komisionit të Venecias dhe t’iu bëj të ditur se bashkëpunimi im me këtë komision do jetë transparent. Në respekt të punës deri më 11 tetor i kemi vënë një raport paraprak i cili është shumë i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me një aneks me dokumente që kanë të bëjnë me vendimmarjen që do të vlerësohet.

Këto dokumente do jenë publik në faqen zyrtare të presidencës shqip dhe anglisht dhe do jetë i hapur jo vetëm për transparencë por edhe për t;u pasuruar për arsye se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme e cila do te jetë e rëndësishme edhe për të ardhmen dhe do të studiohet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Unë kam detyrë të jap një kontribut lidhur me këtë gjë ku përfshihet edhe e drejta për të zgjedhur. Do jetë në dispozicionin tuaj edhe të anëtarëve të Komisionit të Venecias dhe institucioneve ndërkombëtare ku vendi ynë është i anëtarësuar”, tha Meta.

Ilir Meta deklaroi se më datë 11 tetor do të jetë në Komisionin e Venecias për të qenë i hapur ndaj pyetjeve të anëtarëve të saj.

Ai tha se kjo nuk është një datë e rëndësishme për Shqipërinë sepse qytetarët e dinë që presidenti nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të kushtetutës, përkundrazi ka qenë mbrojtës i saj.

Presidenti Ilir Meta deklaroi se më datë 11 tetor do të jetë në Komisionin e Venecias për të qenë i hapur ndaj pyetjeve të anëtarëve të saj. Ai tha se kjo nuk është një datë e rëndësishme për Shqipërinë sepse qytetarët e dinë që presidenti nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të kushtetutës, përkundrazi ka qenë mbrojtës i saj.

“Kjo është një sfidë që e mirëpres dhe sjell një ndërkombëtarizim të një çështje nga Kuvendi i Shqipërisë por si president tepër i bindur se ky është një shërbim i jashtëzakonshëm për demokracinë, këtë punë do ta bëj në mënyrën më të përkryer të mundshme dhe kam shprehur gatishmëri për të qenë prezent edhe më 11 tetor, për të qenë i hapur ndaj çdo pyetje të anëtarëve të komisionit të Venezias për çështjen në fjalë.

Dua t’ju siguroj që 11 tetori është një datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse qytetarët e dinë që presidenti nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të kushtetutës, përkundrazi ka qenë mbrojtës i saj. Cdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande është lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme që kemi para, është 18 tetori.

I ftoj të gjithë të merren me 11 tetorin, por aq sa duhet, dhe sidomos median të mos bien pjesë e kësaj propagande, se më 11 tetor jam i gatshëm të shkoj në komisionin e Venecias, por të merren me 18 tetorin. Ata që ngelin në klasë për vjeshtë nuk i meritojnë pushimet e gjata se ngaqë s’kanë mësuar gjithë vitin duhet të mësojnë gjatë verës, Mirëpo vetëbesimi i tepër se do ta marrin provimin në vjeshtë i bënë të zgjasin pushimet.

Ndërkohë unë i kam prishur pushime me ftesa apelimi të ndryshme për të zgjidhur këtë situatë aspak pozitive për vendin tonë, duke patur në vlerësim jo vetëm samitin për vendimin për çeljen e negociatave, por edhe vitin tjetër do të kemi kryesimin e OSBE-së dhe një nga çështjet më të rëndësishme është çështja e zgjedhjeve, e demokracisë, dhe vendi që e drejton duhet të jetë shembull pozitiv për gjithë vendet e tjera”.

Presidenti Ilir Meta përsëriti edhe njëherë se informacioni për djegien e Kuvendit është tërësisht i vërtetë. Ky dokument tha Meta do ti vihet në dispozicion Komisionit Hetimor sipas ligjit.

Meta: Sa i takon deklaratës sime se në datën 7 qershor se kam patur një informacion nga një institucion i lartë i sigurisë kombëtare, kjo është e vërtetë unë nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në këto momente të rëndësishme. Unë nuk mund të them diçka më shumë në respekt të ligjit. Kanë dërguar një kërkesë për tu njohur me këtë informacion, edhe presidenca do t’ja vërë në dispozicion Kuvendit. Informacioni është i vërtetë.

Vendi ka përjetuar konfrontime dhe është ndriçuar më shumë sec duhet. Ka patur përplasje plagosje, por ka ndodhur para 100 vjetësh. Ajo që mund t’ju them me bindje të plotë është se në këtë dokument do ti ndiqni të gjitha shqetësimet. Këtu nuk do të ketë për publikun vetëm dokumente sekret dhe do të kuptoni që ishte një situatë tërësisht e çmendur dhe më mirë nuk mund ta përshkruante raporti final i OSBE/ ODIHR.

 

Artikulli paraprakHAJDUTET SHQIPTARË HYJNË NË VILËN E ITALIANIT, MARRIN BIZHUTERI DHE 60 MIJË EURO
Artikulli tjetërGRUAJA E KAPITENIT TURK TË JAHTIT TË BRAKTISUR NË SHËNGJIN: BISEDA E FUNDIT NË 4 SHTATOR