Presidenti Ilir Meta është kthyer pas në kohë, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa tregoi se vendi ishte në prag të një vëllavrasjeje, pasi nga një anë opozita protestonte, ndërsa maxhoranca i përgjigjej me antimitingje.

Kryetari i Shtetit theksoi ndër të tjera se teksa priste kryeministrin Edi Rama në takime për t’u ulur në një tryzë për të diskutuar, sipas tij ky i fundit lahej në pishinë.

“Vjet ishim në prag të një vëlla-vrasje. Njëra palë miting, tjetra palë vinte në 11 në Berat, Vlorë e bënte antimiting. Ça të bëja unë?! Unë i thash që pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse shkelet kriteri i Kopenhagenit.

Sepse në Europë jo vetëm që gjerat i dinë mirë, po dolën dhe nja dy burra seriozë që thanë; bëni zgjedhje gjithëpërfshirëse. I mbështetja dhe unë, se i di kriteret e Kopenganit.

I them; “Hajde bëjmë zgjedhje vendore si njerëz, pasi në Europë po përpiqen që mos të na ndajnë ne nga Maqedonia”. U detyrova më pas që të shmang dhe përplasjet, për të ulur palët. Se mban mënd që e kam pritur këtu zotërinë, ai lahej në pishinë tek Sheratoni. E kam thënë këtë; Po nuk u mbajtën këto zgjedhje, do shtohen kushtet.”, tha presidenti.