Presidenti Ilir Meta pranoi në konferencën me gazetarët se me caktimin e datës së re të zgjedhjeve nuk ka zgjedhur kushtetutën por vetëm kodin zgjedhor duke deklaruar se kjo është tërësisht e parëndësishme.

“Dekreti nga pikëpamja kushtetues i takon vetëm presidenti të Repulbikës. Komisioni i Venecias është një nga kushtetute-bërësit. Ndodh një situatë e papranueshme. Shpikim një gjë dhe e shpërndajmë kudo. Të jeni të qetë dhe të bindur se presidenti ka respektuar kushtetutën në mënyrë më perfekte.

Vetëm në tejkalimin me dy ose tre muaj në kod zgjedhor, por jo në kushtetutë por kjo është tërësisht e pa rëndësishme në lidhje me të drejtën për të zgjedhur. këtë të drejtë e ka përcaktuar Gjykata e Strasburgut. nëse i con qytetarit vetëm një kandidat nuk kemi zgjedhje por votim. në këto drejtime presidenti ka mbrojtur kushtetutën duke parandaluar që antagonizmi të kalojë në pasoja të paparashikueshme”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët për qetësinë që e karakterizoi përballë Komisionit të ngritur për hetimin e tij. Ai tha se kjo është karakteristikë e tij dhe nuk kishte pse sillej ndryshe në këtë institucion.

“Unë jam gjithmonë i qetë dhe artikuloj me forcë. Kështu që nuk kisha asnjë arsye përse të sillesh ndryshe në këtë komision. Kam qenë dhe do jem shembulli i qetësisë. Sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës është vënë në pikëpyetje.

Ka qenë një mundësi për të gjithë për të kuptuar se presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ata që e kuptojnë të zezën mbi të bardhë”, tha Meta

Artikulli paraprakGRUAJA E KAPITENIT TURK TË JAHTIT TË BRAKTISUR NË SHËNGJIN: BISEDA E FUNDIT NË 4 SHTATOR
Artikulli tjetërMETA: NUK KA ASNJË SHANS TË DAL NGA ZYRA PARA 2022-IT! KAM NJË MISION HISTORIK RAMËS, DY DEKORATA PO PATI DATE PER NEGOCIATAT BASHES E MONIKES ASNJE