Gjatë qëndrimit në Kalabri, Kreu i Shtetit Ilir Meta u prit në një takim nga homologu Italian, Sergio Mattarella.

“Shumë i lumtur të jem sot mes komunitetit arbëresh së bashku me mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Presidentin Sergio Mattarella në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona, në djepin e arsimit dhe kulturës arbëreshe.”- shkruan Presidenti Meta në një postim në facebook, shoqëruar me foto të takimit me homologun Italian.

Presidenti Ilir Meta, nisi dje një vizitë zyrtarë në Kalabri, ku u prit nga shumë nga një grup të rinjsh arbëreshë, që kanë kërcyer para tyre vallet dhe këngët e trashëguara në shekuj.