Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në vizitën e tij dy ditore në Malin e Zi është pritur nga kryeministri malazez Dushko Markoviç. Kreu i shtetit përshëndeti avancimin që ka bërë Mali i Zi duke u fokusuar më shumë tek procesi i integrimin në Bashkimin Europain.

Presidenti Meta u shpreh se dëshiron që bashkëpunimi i mirë që ekziston midis dy shteteve Shqipërisë dhe Malit të Zi të përshpejtohet dhe të thellohet edhe më tutje në fusha të tjera duke patur si qëllim kryesor bashkëpunimin gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Kreu i shtetit po ashtu mbështeti çështjet kryesore dhe të qarta në zhvillimin e projekteve konkrete në fushat e mjedisit, turizmit, infrastrukturës, ujërave apo turizmit, projekte këto që sipas presidentit

Meta i japin kuptim dhe shprehin dëshirën e ndërsjelltë politike për një forcim të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi ndërsa kërkoi një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në

institucionet qëndrore dhe lokale në Malin e Zi, një kërkesë kjo e hershme edhe e partive shqiptare në shtetin fqinj por që deri tani ende nuk ka gjetur vend.

Në fjalën e tij kryeministri i Malit të Zi Markoviç i tregoi presidenti Meta për disa projekte sipas tij konkrete për mbështetjen e qyteteve dhe fshatrave ku jetojnë shqiptarë, duke përmendur rrugën Tuz-Grabon, ndërhyrjen në shkollën e fshatit Dacaj në Rozhajë,

ndërhyrje në infrastrukturë në Plavë dhe Guci apo edhe hapjen e pikave kufitare të reja dhe punësimin e shqiptarëve në institucione.

Nga ana e tij presidenti Meta u shpreh i kënaqur që faktori shqiptar në Malin e Zi kontribuon në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha proceset dhe zhvillimin e shtetit fqinj.

Artikulli paraprakSHKODËR, SI U SHPËTUAN 2 PERSONA NGA ZJARRI
Artikulli tjetër“ARBEN BROCI”, SHKOLLA QË TË JEP PROFESION