Nga Strasburgu, ku ndodhet në një vizitë zyrtare presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, mbajtur në Tiranë ditën e sotme (18 shtator).

Në mesazhin e përcjellë, Meta thotë se sot vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë dhe në Shqipëri po instalohet një politikë e ekonomi, që qëndron larg interesave të qytetarëve.

“Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite. Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre”.

Ndër të tjera Presidenti nënvizoi edhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend, që shtypin më pas sindikatat, bllokojnë shoqërinë civile dhe censurojnë median.

“Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre. Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile.

Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik. Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë!” tha ndër të tjera Meta.

Artikulli paraprakSHQIPTARI QËLLON ME SHUFËR HEKURI PARTNERIN E ISH-GRUAS DHE I KËRCËNON ME VDEKJE
Artikulli tjetërPRESIDENTI TRUMP ZGJEDH PASUESIN E BOLTON