Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij britanik, John Bercow për sulmet terroriste që tronditën Londrën mbrëmjen e së shtunës duke lënë pas 6 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.
Teksa dënon sulmet, Meta thekson se së bashku me qytetarët londinezë qëndrojmë kundër akteve ekstreme dhe barbare.
Meta: ‘Thellesisht i trishtuar qe brenda 3 muajve denojme nje tjeter sulm terrorist ne Britani. Shqiptaret perkrah popullit britanik ne luften kunder terrorizmit. Ngushellime familjeve te viktimave dhe lutemi per sherimin e shpejte te te plagosurve. Se bashku me qytetaret e Londres qendrojme kunder akteve te tilla ekstremiste e barbare’.