Presidenti deklaron se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese, por sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar komandimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm,

që do të kalojë përmes emërimit si zv/ ministër i parë duke sfiduar kështu qëndrimin e kreut të shtetit për gjeneralin.

Refuzimi i dekretit të Lleshit ka përplasur Presidencën me qeverinë. Presidenca ka zbardhur takimin e djeshëm mes Metës dhe Ramës, ndërsa sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zëdhënësi i Presidentit, kreu i shtetit ka bërë deklarata mjaft të forta.

Presidenti deklaron se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese, ndërsa shton se ka ikur koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë.

Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues. Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit,

forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet.

Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Shumica ka vendosur që nesër Kuvendi të mblidhet në një seancë parlamentare të jashtëzakonshme për të votuar dekretin e presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt, ndërsa zëdhënësi i Presidentit në njoftimin për mediat thotë se Meta është gati të japë shpjegime nëse kuvendi është i interesuar.

Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes.
Presidenca

Deklarata e Presidentit se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese është një përgjigje direkte për kryeministrin Edi Rama, i cili sot njoftoi komandimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, që do të kalojë përmes emërimit si zv/ ministër i parë duke sfiduar kështu qëndrimin e kreut të shtetit për gjeneralin.

Tashmë pritet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e Presidentit pas veprimit të Ramës që e nxori jashtë loje.