Presidenti Ilir Meta deklaroi se i qëndron deklaratës së tij për të bërë tre palë zgjedhje në një ditë.

Ai tha se Rama nxitoi të zëvendësonte opozitën në parlament sepse kishte qëllim të zhdukte opozitë. Meta u shpreh se nuk ka asnjë shans që presidenti të dalë nga zyra para mbarimit të mandatit.

“Presidenti ishte për të garantuar të drejtën e zgjedhjes për të gjithë jo vetëm për ata që nuk do të shkonin të votonin se ndiheshin të papërfaqësuar por edhe për ata që do të shkonin. Nuk është e njëjta gjë kur ke dy kandidatë. Për shkak të një procesi të tillë. Në këtë rast votimi është i fshehtë. Kthehuni te deklarata e mëparshme në Pogradec.

Atëherë bëhej fjalë për qershorin. Tani po troket 18 tetori. Tani hajde t’i bëjmë në një datë të treja. Mua nuk më duket normal veprimi i opozitës, as zëvendësimi i menjëhershëm sepse ishte tërësisht e mundshme që të fitohej kohë për të vendosur një normalitet. Por ju e dini se çfarë nxitimi pati për ta bërë fakt largimin e opozitës.

Me idenë e ndëshkimit u kthyem 40 vjet mbrapa, kur zgjedhjet me një kandidat u quajtën normale. Parlamenti me një rezolutë rrëzoi dekretin e presidentit. Unë shpresoj që të gjithë të reflektojnë për të rikuperuar të gjitha pasojat që janë përmendur sot.

Ilir Meta i ka thënë ca gjëra shumë qartë. Do punojmë shumë fort bashkë deri më 24 korrik 2022. Gjithë ky kuadrat i presidencës është vetëm Shqipëri dhe kuq e zi të paktën deri në atë datë dhe deri në atë moment. nuk ka asnjë shans që Ilir Meta ta dalë nga ky institucion para kësaj date. Pastaj për çështje të tjera nuk do doja të vija më tej në detaje sepse jam i bindur. ilir Meta është këtu për një mision historik për të mbrojtur disa interese të mëdha në rajon. Këtë punë do ta përmbush si një mision historik”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse presidenti ndihet sadopak xheloz që lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama mund të duken të sinkronizuar sa i përket shpresave që Shqipëria më 18 tetor të arrijë të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Ilir Meta u përgjigj me batuta në konferencën e pasdites së kësaj të mërkure.

Meta tha se nuk është aspak xheloz dhe se nëse arrihet të caktohet një datë, atëherë do të dekretojë kryeministrin Edi Rama. Por nuk do t’i japë dekoratë liderit demokrat Lulzim Basha, dhe as bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Zotit Basha nuk i jap dekoratë se ai ka braktisur institucionet, as Monikës se i ka dhënë besën Lulit”, tha Meta.

Gjatë përgjigjes, Meta sulmoi sërish edhe ndërkombëtarët, për të cilët la të kuptohet se janë pas vendimeve të kryeministrit Rama, vendime që sipas tij e kanë çuar vendin në krizë.

“Që unë të bëhem xheloz për Ramën këtë se pranon as Edi Rama ju i dini kontributet e mia. Për situatën aktuale më vjen këq, se i them ore më dëgjo mua se kur më ke dëgjuar mua të shkon mirë.

i kam thënë edhe disa diplomatëve mos mi flisni Edit se ju dëgjon dhe e pëson Shqipëria
Unë i jap dekoratë Edit më 18 tetor vetëm të hapen negociatat, siç u dha ai dekoratave ambasadorëve vjet në qershor, dhe unë të jem xheloz pse do të çelen negociatat apo do të anëtarësohet Shqipëria në BE, i takojnë dy dekorata edhe si ministër edhe si kryeministër”, u shpreh Presidenti.