Meta per Bashen: E nisin nga çadra e lirisë dhe përfundojnë tek çadra e oligarkisë

 

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta nga Lushnja tha se shqiptarët u çmendën nga politikanë që e nisin nga çadra e lirisë dhe përfundojnë tek çadra e oligarkisë. Meta: LSI forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë, që u çmendën nga politikanët e çadrave që e nisin tek çadra e lirisë dhe e bitisin tek çadra e oligarkisë. Shqipëria duhet të ndahet një herë e mirë me diletantët, të cilët mendojmë se mund të frenojnë shpërbërjen morale dhe elektorale të partive që kanë duke goditur me baltë LSI-në. Por, ky dëshpërim i thellë në të cilën ata kanë hyrë është një problem i tyre dhe i partive që përfaqësojnë. Sfida jonë është që deri më 25 qershor të çojmë mesazhin e LSI për taksat mbi biznesin, për taksat mbi bujqësinë që ndihmon rritjen e të ardhurave tuaja. Ne jemi krenar që kemi në krye të listës së Fierit kryeministrin e ardhshëm Petrit Vasilin, i cili e njeh shumë mirë këtë qark.