Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për situatën në Bjellorusi që është kthyer në temën kryesore të politikës europiane si dhe deklaratat nga BE. Meta shprehet pro qëndrimit të BE për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në këtë vend teksa shigjeton dhe me situatën në vend, teksa shkruan se qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik. 🇦🇱🇪🇺👇”, shkruan Kreu i Shtetit.