Ambasadori i ri i BE-së, Luigi Soreca, i paraqiti sot letrat Kredenciale Presidentit Meta.

“Kënaqësi që BE ka përzgjedhur si ambasador një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë. Soreca ka një kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE” u shpreh Meta.

Kreu i shtetit nënvizoi “domosdoshmërinë e përparimit urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik” thuhet në njoftimin e presidencës.

Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dyfishimit të përpjekjeve të brendshme dhe rritjen e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe që do të mundësojnë realizimin e objektivit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakBOKS, GJONI: DUAM TITULLIN E 22-të KAMPION
Artikulli tjetërPËRFUNDON ARRATIA E SHQIPTARIT, NË KËRKIM PËR GRABITJE ME VLERË 1 MILION EURO