“Rama gënjen”. Kështu shprehet presidenti Ilir Meta si përgjigje ndaj deklaratës së këtij të fundit i cili tha se nuk ka marrë asnjë platformë nga ana e kreut të shtetit. Ndër të tjera, Meta shprehet se kjo platformë i është prezantuar ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim që në 8 prill 2020.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt”, shkruan Meta.