KREU I KUVENDIT  NGA SHKODRA BËN EDHE ANALIZËN E QEVERISË .

Kreu i Kuvendit Ilir Meta nga qyteti i Shkodrës ka folur për reformën territoriale. Sipas Metës kjo është një reformë delikate dhe është një proçes që duhet të vazhdojë. Ndërsa bojkotin e opozitës Meta e quan si sezon pushimesh të parakohshme .
Në lidhje me 300 ditët e qeverisë kryeparlamentari thotë se është konfirmuar stabiliteti ekonomik dhe se këto 300 ditë sollën statusin e vendit kandidat.
300 ditë që kanë konfirmuar stabilitetin ekonomik dhe financiar që ka qenë nje pikë kritike në fillimet e kësaj qeverie. 300 ditë që sollen statusin, një stad i ri ky për vendin dhe një mundësi për të çuar më tej reformat.
I pyetur per votat kunder ne komisione te deputeteve te LSI-se, per nje sere ceshtjesh, Meta theksoi: Mazhoranca i ka votat per te votuar cdo ligj apo reforme, por ne keto komisione ajo ka ndjenjen e larte te pergjegjesise. Madje ne shume raste po ben edhe punen e opozites, kur ajo mungon.