Presidenti i Republikës ndodhet në një konferencë për mediat
Meta: Në disa raste kanë ndryshuar edhe kodin, por edhe kushtetutën brenda një nate.

Si shpjegohet që presidentët e mëparshëm që kanë shtyre zgjedhjet më parë nuk akuzohen për shkelje të kushtetutës.

Pra sipas tyre presidenti duhet të marrë leje nga partitë dhe të noterizojë vullnetin e tyre.

Vendimmarrja për shtyrjen e zgjedhjeve u bë e domosdoshme për shkak të sjelljes histerike të dy palëve. Të dy palët e kishin shpallur datën e shpallur nga presidenti si ditën kur do të përballeshin në një betejë për jetë a vdekje.
Mora vendimin e3 duhur për të shmangur konfliktin civil.

Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Konferenca e kryetarëve e mbledhur paraditen e sotme vendosi që të enjten të ketë 5 orë mocion me debat për dekretin e Presidentit që anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Vendimi është marrë në Konferencën e Kryetarëve me dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës së re parlamentare. Në fund shumica do të kërkojë shkarkimin e Presidentit Meta.

Në këto kushte presidenca informon se kreu i shtetit do të dalë në tjetër konferencë për median në orën 16:00. Pikërisht një ditë pasi firmosi zyrtarisht dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, 30 qershor.

Në këtë konferencë priten të merren shumë përgjigje për shumë pyetje që lindin në këtë situatë të tensionuar politike dhe institucionale e vendit.

Artikulli paraprakDOSJA E 3.4 MILION EUROVE, BELGËT KËRKOJNË DËSHMINË E LULZIM BASHËS
Artikulli tjetërAKU BLLOKON 23.7 TON KRIPË, PIJE FRESKUESE DHE RED BULL