Presidenti Ilir Meta ka vjiuar akuzat ndaj kreut të KED Ardian Dvrorani.

Ai ka daklaruar se ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha po bëhet presion politik ndërsa ka akuzuar Dvoranin si të vetmin përgjegjës për akte kriminale në Reformën në Drejtësi.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi.

Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakFSHF SHPËRDAN FLAMUJ KOMBËTAR PËR ÇDO TIFOZ
Artikulli tjetërMINISTRI FRANCEZ: GRABITËSIT PËRGJEGJËS PËR DHUNËN E SË SHTUNËS