Presidenti Ilir Meta ka takuar mesditen e sotme kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, i zgjedhur në detyrë rreth një muaj më parë.

Në fjalën e tij, Meta vlerësoi rolin e fesë në mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit.

Ai gjithashtu tha se është e nevojshme intesifikimi i përpjekjeve për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre.

“Një bashkëbisedim i ngrohtë me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu. E përgëzova për zgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme dhe i shpreha vlerësimin tim për rolin e shquar të KMSH, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.

KMSH, ashtu edhe të gjitha bashkësitë fetare në vend, kanë një rol të jashtëzakonshëm për mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje e jetë njërëzish.

Të intensifikohen përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre sa më parë”, tha Meta.

Artikulli paraprakKANADEZI QË DONTE TË PËRDHUNONTE 13-VJEÇAREN, U KAP DHE U RRAH NGA QYTETARET
Artikulli tjetërRIKTHIMI I VIZAVE NGA HOLANDA, AMBASADORJA FRANCEZE: NUK ËSHTË PËRFUNDIMTARE