“Kemi krizë serioze në Shqipëri që nuk mund t’i shmangemi, duhet të sillemi me përgjegjësi, jemi vend i NATO-s, kemi detyrim të garantojmë sigurinë dhe si një vend që dëshiron të çelë negociatat. Pasi vendi pësoi 1997 u bë një Kushtetutë e jashtëzakonshme.

Në vitin 2008 për dy ditë ia hoqëm të gjitha vidat Kushtetutës dhe kaluan nga sistemi parlamentar te sistemi i mbyllur partiak. Kjo është e vërteta për situatën që kemi sot. Dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet, por ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata.

Po dëgjoj njerëz duke thënë se çfarë bën Presidenti? Unë kamë bërë atë që më takon. Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem me këtë se është kryeministër ndërsa tjetri thotë se 30 qershori do të jetë sukses” tha Meta.

Artikulli paraprak‘E-LEARNING’ NË SHQIPËRI/ RAMA: DO NDRYSHOJË MJEKËSINË SHQIPTARE, INVESTIM SHUMË I MADH
Artikulli tjetërSHKODER, ARRESTOHEN 2 SHTETAS NE KERKIM PER SHITJE NARKOTIKESH