Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Meta falënderon të gjithë mësimdhënësit.

“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!”

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.