Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme shtëpinë e personaliteteve të shquara shqiptare nga të cilat ka vizituar edhe vitin e ri 2019.

Meta ka vizituar familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli, ku me bashkëshorten e tij Sadijen ka kujtuar me të ndjerin dhe kanë shkëmbyer dhuratat për njëri-tjetrin.

Pas Agollit, Meta ka vizituar edhe shtëpinë e mjeshtrit të madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar, Fatmir Frashërit.

“Jetë të gjatë e shëndet kampionit të trefishtë tiranas si lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana! Uruam që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tonë,”-shkruan Meta.

Në fund, Meta ka postuar edhe një foto me violinistin me famë botërore Olen Çezari.

“Me këtë rast i falënderoj të gjithë artistët tanë për kontributin e tyre të shquar gjatë këtij Viti të Skënderbeut për promovimin e shkëlqyer kulturor që i kanë bërë Shqipërisë kudo në botë,”- e mbyll Meta.

Artikulli paraprakFUTBOLLI NË 365 DITË: DËSHTIMI I KOMBËTARES, FRANCA KAMPIONE E BOTËS, MODRIC “TOPI I ARTË”
Artikulli tjetërVITI I RI 2019, RAMA URON SHQIPTARËT: PROJEKTE TË REJA, ORET E FUNDIT TE KUMARIT NE SHQIPERI