Presidenti Meta ka zhvilluar mesditën e sotme një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë misionit në Letoni.

Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

Pas vdekjes së nëntetares Zarife Hasanaj pak ditë më parë, në datë 10 maj, ditën e premte ndërroi jetë edhe major Klodian Tanushi. Ai ishte i shtruar në spitalin e Rigës në gjendje të rëndë pas shpërthimit të minës, ndërsa nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Në ditët në vijim pritet që të sillet trupi i tij në Shqipëri. Major Tanushi u largua duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët, më të voglin vetëm një vjeç.