Pasi qëndruan disa ditë në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë më shume se 3500 refugjatë mbërritën në Preshevë. Zona, e cila ndodhet pranë kampit të emigrantëve është mbipopulluar nga radhët e gjata të emigrantëve të cilët e kanë qenë në pritje të dokumenteve provizore nga ana e autoriteteve serbe.

Organizimi në palën serbe ku jetojnë shqiptarë sipas emigrantëve është më e mirë se sa ajo në palën maqedonase të cilët sipas tyre nuk kishin vënë në dispozicion as kushtet minimale. Nga ana tjetër edhe për këto ditë pritet që të ketë fluks të madh për shkak të zbarkimit te mjeteve të tjera në Mitilini të Greqisë ku më pas gati 90 për qind e tyre mbërrijnë në Maqedoni, më tej në Preshevë ku bëhet marrja e dokumentacionit serb, në Beograd ku më pas nëpërmjet një shume prej rreth 1500 euro tentojnë hyrjen në Hungari.
HUNGARIA VENDOS GARDH NË KUFIRIN ME SERBINË.
Gardhi në Hungari është vetëm një pengesë më shumë për refugjatët nga zonat e luftës, sepse frikë nga gardhi nuk ka askush. Ushtarët hungarezë bëjnë shaka dhe qeshin, edhe pse në kufirin me Serbinë, ata kanë një detyrë të mërzitshme. Të ngrenë gardhin me tela me gjemba përgjatë kufirit që qeveria e Budapestit e ka shpallur si një përparësi kryesore. “Emigrantët vijnë përgjatë gjithë kufirit,” tregon një ushtar, e prandaj “muri hungarez” duhet të përfundojë deri në fund të muajit. Teli me gjemba është rreth një metër i lartë. A mund t’i pengojë gardhi ato? “Shpresojmë,” thotë një ushtar.

PUBLICITET