Lezhë

Sekuestrohen armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore, janë ushtruar kontrolle Blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan :

– Një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë

– 14.600 Euro

– Një sasi bizhuterishë

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

U arrestua në flagrancë shtetasi i dyshuar si posedues i tyre, Roan Brahimi, 26 vjeç, banues në Lezhë.

Në ngarkim të tij veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” , “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga nenet 278, 134 dhe 287/b i Kodit Penal.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHIU I LË VENDIN DIELLIT, TEMPERATURA 30 GRADË JAVËN E ARDHSHME
Artikulli tjetërJOHANES HAHN: NËSE NUK ARRESTOHEN ‘PESHQIT’ E MËDHENJ NDËRPRITEN NEGOCIATAT