Eshte e njohur me disa emra Kisha e Lacit, Kisha e mrekullive dhe Kisha e shen Andonit.Jane pamjet te nates se 12 Qershorit ne Kishen e Shen Ndout ne Laç.

Besimtarë te ndryshem nga kater anet e Shqiperise dhe vendet te Europës i drejtohen vendit të shenjtë për te kaluar nate ketu dhe per te pritur daten 13 Qershor,Diten e Shen andonit.

Te krishtere dhe mysliman behen bashkë ne lutjet e tyre ne kete kishe,teksa tregojnë per shume mrekulli qe kanë ndodhur

Me heret gjate dites se dates 12 qershor pelegrinet udhetojne qe heret per te zene nje vend per te kaluar naten. Me besimin ne zot,luten per zgjidhjen e halleve dhe problemeve qe ata kane.

Çdo 13 Qershor Laci gdhihet me afro 1 milion banore ose me afro 1/3 e popullsise se gjithe vendit.

Te gjitha rruget qe te qojne ne vendin e shenjte ne malin me te larte te lacit, ku dhe ndodhet Kisha, rruget u mbushen nga qindra automjet, ku dhe trafiku u rendua ndjeshem.

Per mbarevajtjen e pelegrinazhit kishte shtimt te masave te sigurise. Pelegrinazhi ne kishen e Laçit shoqerohet çdo vit me masa te forta nga pushteti lokal dhe autoritet vendore.

Forca te shumta te policise dhe bluza te bardha te bien ne sy gjate gjithe kohes per te shmangur cdo incident.

 

Artikulli paraprakDIZDARI: PS ERDHI SI DOMOSDOSHMËRI PËR ZHVILLIM
Artikulli tjetërPS FESTON DITËLINDJEN E 27-të TË SAJ