Shuarja e yllit të NBA, Kobe Bryant mblodhi në qendrën Staples në Los Angeles me mijëra tifozë të cilët zhvilluan homazhet.

Me lot në sy dhe kurora lulesh në duar ata nderuan legjendën e basketbollit pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike.Ata formuan emrin e tij me qirinj dhe vendosën kurora lulesh rreth tij.

Një grup tifozësh u shprehën për kamerat e CNN se ata nuk dinin se ku të shkonin, ndaj vendosën të mblidheshin në qendrën Staples.

Bryant humbi jetën ditën e djeshme në një aksident ajror pasi helikopteri i tij u rrëzua.
Nga përplasja nuk pati të mbijetuar. Në bordin e helikopterit ishte dhe një prej vajzave, 13 vjeçe, të lojtarit të LA Lakers.

Artikulli paraprakZETORI PËRPLASET ME MAKINËN BRENDA NË QYTET, SHKATËRROHET NJË NGA MJETET
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI I SLLOVENISË JEP DORËHEQJE, BËN THIRRJE PËR ZGJEDHJE TË REJA