Përdorimi i celularit po kthehet në diçka më se normale edhe për fëmijët.

Pjesa më e madhe tyre kanë në përdorim celulare personal duke e përdorur në shkollë, shtëpi apo kudo. Psikologet thonë se tashme një gjë e tille po shihet me shqetësim edhe nga prindërit te cilët nuk ia dalin te shkëpusin fëmijët nga miku teknologjik. Një problem tjetër është se kjo varësi po i privon fëmijët nga bota e jashtme , komunikimi , lojërat e shumta qe mund te zhvillojnë me shokët .

Nga ana tjetër psikologu Nika pohon se peshën me të rëndë të këtij problemi e kanë prindërit pasi janë ato që po humbasin çdo ditë e më shumë komunikimin me fëmijët e tyre. Pavarësisht opinionit kategorikisht kundër përdorimit të celularëve, realiteti është komplet ndryshe. Vazhdimisht shohim fëmijë që këta smartphone , ndaj edhe prindërit duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe të kalojnë më shumë kohë me fëmijë e tyre.