Drejtimi kinez i Milanit duket se merr fund sot dhe hapet epoka “Elliott”, falë bordit të ri, të mbledhur këtë mëngjes. Li Yonghong, David Han Li, Lu Bo, Xu Renshuo dhe Marco Fassone si administrator janë liruar të gjithë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, zëvendësues i përkohshëm do të jetë Paolo Scaroni, i cili gjithashtu do të jetë presidenti i kuqezinjve.

Ky bord i ri, i cili do të qëndrojë në detyrë deri më 30 qershor 2020, do të përbëhet nga Scaroni, Marco Patuano, Franck Tuil, Giorgio Furlani, Alfredo Craca, Salvatore Rim, Gianluca D’Avanzo dhe Stefano Cocirio.

Këto janë fjalët e para të presidentit të ri, Scaroni: “Për mua është një nder i madh të drejtoj një klub kaq të madh futbolli. Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe deklaroj se takimi përfundoi”.

“Elliott”, ndërkohë, dje mori fitoren e tij të parë në CAS, gjykata e njohur sportive, e cila mbështeti ankesën e Milanit dhe fshiu përjashtimin e kuqezinjve nga “Europa League”, vendim i marrë nga UEFA disa javë më parë.

Artikulli paraprakQYTETI QË NUK MERR PJESË NË ZGJEDHJE
Artikulli tjetërKOPLIKU, PRANË UJIT PA UJË TË PIJSHËM