Edhe pse te dy e shpenzuan Ditën e Falënderimeve me familjet e tyre përkatëse, çifti më i ri i Hollywood-it ribashkohet te shtunën në Malibu, Kaliforni, ku shkëndija dukej qarte.Çifti e filloi pasdite e tyre me një shëtitje në Malibu Pier duke ecur për ne hyrjen e restorantin Nobu te kapur dorë më dorë.

Cyrus ishte e gjitha e mbushur ne buzëqeshje dhe te dy te rinjtë ishin veshur mjaft sportive. 

Ndërkohe qe fansat vazhdojnë të tregojnë mbështetjen e tyre për çiftin, një gjë duket e qarte: ‘Këta te dy janë duke rënë në dashuri ’.

“Unë e kam parë Miley-n me Liam (Hemsworth) dhe te dashur te tjerë por sinqerisht unë kurrë nuk e kam parë te ndjehej kaq e dashuruar si me Patrick,”  tha një i brendshëm për E! News. “Kjo është më shumë se vetëm një lidhje e rastit.”

Dhe mos mendoni për se kjo është një marrëdhënie njëanshme. Djali i Arnold Schwarzenegger, Patrick gjithashtu nuk mund të ngopet me te dashurën e tij.

“Patrick dashuron zemrën e mahnitshme qe ajo ka dhe se ajo me të vërtetë e ka bere atë t’i rrahe zemra,” zbuloi një burim i brendshëm. “Ata mund të duken si një dyshe e çuditshme, por ata janë ideal për njëri-tjetrin. Ata kanë qenë miq te ngushte përgjithmonë.