Ai që ka blerë biletën e parë turistike për në Hënë është miliarderi japonez Yusaku Maezawa dhe mund të udhëtojë në 2023, duke marrë me vete edhe një grup prej tetë artistësh.

Vetë Elon Musk, themelues i SpaceX, mund t’i bashkohet këtij udhëtimi. Lajmi bëhet i ditur në website zyrtar të SpaceX, duke dhënë edhe disa detaje për fluturimin.

Që kur isha i vogël e kisha ëndrrën time të shkoj në Henë’, ka thënë Maezaëa në një konferencë për shtyp, në qendrën e SpaceX në, Californi.

Maezawa është administruesi i deleguar i grupit më të madh online të modës në Japoni dhe gjithashtu njeriu i tetëmbëdhjetë më i pasur i vendit, me një pasuri 3 miliard dollar.

Udhëtimi do të jetë në bordin e Big Falcon Rocket që kushton 5 miliard dollar dhe mund të jetë gati për fluturim pas pesë vjetësh, ka thënë Musk.

Në mjetin me gjatësi 118 metra mund të udhëtojnë deri në 100 pasagjerë.Në planet e Musk është edhe projekti për një udhëtim në Mars.