Ka qenë një hetim i nisur disa muaj më parë që ka çuar në pranga jo pak, por 10 shqiptarë dhe tre grekë.Arrestimet janë bërë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në zonën e Patras.

Shqiptarët në bashkëpunim me grekët, kishin ngritur një plantacion të madh me kanabis.
Plantacioni kishte më shumë se 1800 rrënjë kanabis që në treg do të kishin një vlerë prej më shumë se 5 milionë euro.

Sipas policisë greke, grupi ishte bërë gati për të korrur të mbjellat e kanabisit, por janë vënë në pranga.

Droga mësohet se do të kishte si destinacion Greqinë dhe Belgjikën. Ky ishte një grup i strukturuar, me bossin, financuesit dhe punëtorët.

Sipas policisë greke, ky grup ka trafikuar sasi të mëdha droge, kryesisht në Belgjikë, por që më pas shpërndahej nëpër Europë.