Tregtimi i gjese se gjalle ne Milot vijon te jete nje skandal i vertete. Ne kushte aspak normale dhe jashte cdo standarti Higjeno-Sanitare, feremeret e zonave te ndryshme bejne therjen e gjese se gjalle ne cdo cep te ketij tregu.

Ky treg vazhdon te mbese nje sfide e pakapercyeshme per Autoritetin Kombetare te Ushqimit. Tregtimi i produkteve me bazë shtazore behet ne mes të pluhurit dhe mbeturinave.

Teksa “Sar Plus” po xhironte ne kete treg, sesi konsumatoret shqiptare perballen me pasiguri dhe rrezikun qe iu kanoset, njeri nga tregetaret kercenon operatorin dhe nuk e lejon e filmonte.

Prej dekadash tregu i Milotit ne Kurbin eshte lene ne harrese nga pushteti lokal dhe ai vendor edhe pse ky mbetet nje nga tregjet kryesore te veriut. Njeri nga tregtaret shprehet se nuk ka asnje lloj kushti ndersa nuk kane asnje leverdi pasi ka kosto te madhe

Qe ne oret e para te mengjesit ne kete fushe qe mbart emrin treg zbarkojne kafshe me origjine dhe rraca te ndryshme, edhe pse nuk ploteson asnje kusht higjeno-sanitar. Nderkohe mungesa e veterinerit te bashkise e ben me te pa sigurte kete treg.

Ne kete treg mund te shesesh cdo lloj gjallese qe merr fryme, qofte kjo edhe e semur pasi ne treg nuk eshte dikush qe te ndaloje.

Artikulli paraprakCENI-QEVERISË : PASTRONI KANALIN NDËRKUFITAR
Artikulli tjetërSHKODËR-VAU DEJËS, 33 VJEÇARI HUMB JETËN NGA AKSIDENTI