Minarja e xhamisë “rrezikon” helikopterët e Farkës, hetim financave

Ndërtimi i minares së një xhamie në zonën e Farkës, mbi lartësinë për të cilën ishte rënë dakort mes investitorëve dhe repartit të helikopetërve, ka alarmuar drejtuesit e këtij të fundit. Kjo pasi lartësia e minares së ndërtuar rrëzë Repartit rrezikon uljen dhe ngritjen e mjeteve fluturuese, sipas drejtuesve të repartit. Objekti është ndërtuar, pranë regjimentit të helikopterëve në Farkë, ndërsa ky repart ka ngritur shqetësimin se lartësia e minares përbën rrezik për helikopterët. 4 punëtorët, Fatjon Kovaçi, Erjon Kovaçi, Genci Shkëmbi, Albi Lila, të pyetur nga policia, kanë pohuar se punonin vullnetarisht aty, edhe pse sipas policisë ky pretendim nuk qëndron. Eqerem Qordja, banor i zonës thotë se trualli i xhamisë u dhurua, pranë vendit ku ajo ka qenë më pare e që tashmë është zënë nga reparti i helikopterëve. Disa persona që ndodheshin këtë të mërkurë pranë xhamisë, mes të cilëve edhe një shtetas turk nuk pranuan të prononcoheshin. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në një bisedë telefonike tha për Report Tv, se objekti po ndërtohet nga një fondacion kuvajtjan dhe nga Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë. Sipas Gurrës, objekti ishte ndërtuar i gjithë pa leje dhe për këtë fakt ai ishte njoftuar nga Inspektoriati Ndërtimor. Myftiu tha se objekti në këtë moment s’mund të legalizohej pasi Komuniteti Mysliman ka aplikuar për legalizimet, brenda afatit zyrtar. Po ashtu ai përmend edhe faktin se trualli i objektit nuk posdedon certefikatë pronësie. Kreu i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, Justinian Topulli, tha se problemi është ngritur nga komandanti i repartit, por se minarja, nuk rrezikon asgjë, pasi gjithçka është e studiuar. Gjithsesi ai premton se minarja do të jetë në një lartësi që nuk do të rrezikojë helikopterët. Sa i përket lejes, ai thotë se objekti është i pajisur me leje të miratuar nga Komuna Farkë, përpara se ajo të shkrihej. Po ashtu ai tregon se edhe financimi është i gjithë i deklaruar dhe i regjistruar në institucionet Bankare. Në fund të ndërtimit, objekti është parashikuar t’i dorëzohet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, thotë kreu i lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë.

Artikulli paraprakMANJANI FIRMOS MEMORANDUM PER PJESMARRJE NE PROGRAMET E BE
Artikulli tjetërKUPA E REPUBLIKES,VLLAZNIA FITON 3-0 NE TRANSFERTE NE MAMURRAS