Dhjetëra minatorë protestuan sot para Kryeministrisë, duke kërkuar statusin. Ata thonë se kostoja financiare është totalisht e përballueshme për shtetin nëse mirëmenaxhohen pasuritë nëntokësore.

Minatori: Ne i themi Ministrit të Finnacave Arben Ahmetaj, administro mirë naftën, kromin, bakrin, pasuritë nëntokësore dhe fatura për statusin e minatorëve është plotësisht e mundshme dhe e padiskutueshme. Në propjektligj ne kemi kërkuar jo më shumë se 50% të kërkesave që do kishin minatorët, kontributin për secilin minator.

Kryeministër ne nuk erdhëm në këtë protestë për t’iu kritikuar ju si personin që na ka shkaktuar këtë padrejtësi sociale, përkundër. Duam statusin e minatorit të dakordësuar dhe nga ju Kryeministër.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE