Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi një ditë pas videos të policit të Malësisë së Madhe Berhan Bajrakurtaj ka zbritur në disa takime në Shkodër dhe Malësinë e Madhe.

Ministri Lleshaj pasi doli nga bashkia e Malësisë së Madhe në një takim të shkurtër i pyetur nga Star Plus fillimisht deklaroi se fytyra e policit të arrestuar është fytyra e shoqërisë shqiptare.

Deri më tani deklaroi ministri nuk ka asnjë person denoncues për policin Berhan Bajrakurtaj duke lënë ende enigëm atë ngjarje që dyshohet se është e rëndë

Ministri Lleshaj fillimisht ndërroi destinacionin duke mos preferuar që të ndalet tek komisariati i policisë në Malësinë e Madhe edhe pse kishte rezervuar një takim aty siç u tha lidhur me rikonstruksionin e godinës atje.

Pasi erdhi nga një takim në pikën kufitare të Hanit të Hotit shkoi në bashkinë e Malësisë së Madhe dhe pas një prononcimi të shkurtër u nis drejt bashkisë Shkodër.

PUBLICITET