Vendimi për hapjen e negociatave për në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të vendoset në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten në Bruksel nga krerët e shteteve të vendeve anëtare në BE.

Në mbledhjen e sotme në Luksemburg të minsitrave të Jashtëm të BE-së nuk është arritur në një marrëveshje: Unanimiteti i kërkuar për fillimin e negociatave nuk u arrit në mbledhjen e këshillit të çështjeve të përgjithshme sot në Luksemburg.

Diskutimi do të vazhdojë të enjten midis krerëve të shteteve të BE dhe qeverive në samirin e 17-18 tetorit.

Franca, e cila gjithmonë ka kundërshtuar fillimin e negociatave, ishte e vetmja që i bëri veton dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, sipas ANSA-s, Holanda ka kërkuar që rrugëtimi i Shqipërisë të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen, deklaroi se në mbledhje është vlerësuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet e ndarë nga Maqedonia e Veriut. Komisioneri Johannes Hahn tha se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të të dy vendeve.

Në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg ku nuk u arrit në një qëndrim unanim për cëshjen e negociatave, Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn u shpreh se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të dy vendeve, por dy jo, duke e shtyrë vendimmarrjen ditën e enjte në takimin e liderëve të BE-se.

Gjithashtu ai u ka kërkuar falje qytetarëve shqiptarë dhe atyre të Maqedonisë së Veriut që nuk arritën që të bindnin vendet anëtare.

“I kërkoj falje qytetarëve të dy vendeve që nuk arritëm të binim dakord. Procesi është I bazuar në merita dhe këto dy vende i kanë realizuar kërkesat. Unë kam bërë maksimumin tim, por kam besim se do të kemi sukses në fund. 25 shtete janë në favor të hapjes së negociatave.

Nuk kam asnjë indikacion që Macron do të ndryshojë qëndrim. Na duhet një sinjal politik për të dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve. Duhet të nisin përgatitjet për hapjen e bisedimeve për kapitujt e parë që janë ato të sundimit të ligjit”, tha Hahn

Artikulli paraprak4 TË PLAGOSUR NGA PËRPLASJA E DY MAKINAVE
Artikulli tjetërBABAI DHE DJALI I MITUR PLAGOSIN 24-VJEÇARIN, ARRESTOHEN