DITA BOTËRORE E DHURIMIT TË GJAKUT, AKTIVITET TEK POLIKLINIKA E QYTETIT. Në ditën botërore të dhurimit të gjakut i pranishëm në Shkodër ishte Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja i cili bashkë me kandidaten e PS për bashkinë Shkodër Keti Bazhdari dhuruan gjak në poliklinikën e specialiteteve.

Duke folur për rrezikshmërinë e aksidenteve dhe nevojën për gjak në spitalet e vendit, ministri Beqja tha se situata është përmirësuar. Një përgjigje Ministri Beqja dha edhe për skandalin e ilaçave duke kërkuar një hetim të plotë nga Prokuroria. Gjatë këtij aktiviteti bashkë me ministrin Beqja dhe kandidaten Bazhdari dhuruan gjak edhe të rinjtë si dhe kandidatët e PS për këshillin bashkiak.