Shkodër

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu takim me strukturat e Policisë Vendore Shkodër

Drejtori Vendor Vehbi Bushati: Situata e kriminalitetit në qark nën kontroll, ulje me 10% krahasuar me 1 vit me parë.

Bushati: Jane kryer disa operacione dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e ngjarjeve me pasoja.

Bushati: Masa për sezonin turistik, u ngrit stacioni i policisë Thethit

Bushati: Ulje e ndjeshme e rasteve të kultivimit të kanabisit

Ministri Xhafaj: Vleresim pozitiv për punën e strukturave të Policisë Shkodër

Xhafaj: Ju inkurajoj për gjithçka po bëni, megjithe vështirësitë që keni në punën e përditshme

Xhafaj: Vlerësim të veçantë për reagimin policor në parandalimin e disa ngjarjeve të fundit në Shkodër, të cilat kanë rritur klimën e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit

Xhafaj: Masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut të rënduar për shkak të sezonit veror dhe në Pikat e Kalimit Kufitar