Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e IEVPS-së Korçë

Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin e IEVP-së në Korçë, Robert Kodrën. Motivacioni për shkarkimin e Kodrës nga detyra është për keqmenaxhim të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda. Ja deklarata e plotë e Ministrisë së Drejtësisë: Tiranë, më 01.08.2017 NJOFTIM PËR SHTYP SHKARKOHET NGA DETYRA DREJTORI II EVP KORÇË Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVP Korçë z. Robert Kodra, me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljessë rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda.Nga hetimi administrativ i realizuar nga strukturat përgjegjëse ka rezultuar se jemipërpara rastit të shkeljes së ligjit dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që kasjell pasoja të rënda për funksionimin normal të institucionit, si dhe mungesës sëinformimit të Ministrit të Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëvenga dhënia e tyre, sic parashikohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancëzero për çdo zyrtar publik nën varësinë e tij që shkel ligjin.

Artikulli paraprakZJARR NË IBË, KËRKOHET NDËRHYRJE ME HELIKOPTER
Artikulli tjetërSIGURIA, META TAKON KONGRESMENËT AMERIKANË TË “INTELIGJENCËS”